Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip të Turqisë.

Mediat raportojnë se mes të vdekurve janë edhe 4 punonjës të shërbimit të urgjencës, 3 zjarrfikës dhe 2 gazetarë si edhe 7 udhëtarë.

Mësohet se fillimisht në vendin e ngjarjes kishte dalë nga rruga një makinë dhe për t’i ardhur asaj në ndihmë aty gjendeshin autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ndërkohë që po shkonin në punë, dy gazetarët Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup kishin ndaluar për të dhënë edhe ata ndihmën e parë.
Ndërkohë që po i jepej ndihma e parë të aksidentuarve, vjen me shpejtësi një autobus, i cili merr para gjithçka kishte në rrugë duke shkaktaur edhe vdekjen e 16 personave.

Autobusi fillimisht përplasi zjarrfikësen dhe më pas autoambulancën, ndërkohë që në rrugë duke raportuar ishin edhe dy gazetarët që humbën jetën.

By kristal