TIRANË- 6-vjeçares Amelia e cila u mbyt disa ditë më parë në një plazh të Korinthit, do të varroset në Shqipëri.

Babai i vogëlushes që akuzohet pasi nuk i dha ndihmën e parë, nuk do të marrë pjesë në varrim, pasi i është ndaluar dalja jashtë Greqisë, shkruajnë mediat fqinje.

Në dëshminë e tij, babai pohoi se kohët e fundit, 6-vjeçarja Amelia hipte në një varkë dhe vizatonte. Kështu bënë ata pasditen fatale të së hënës, megjithëse moti ishte veçanërisht i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm për not.

Babë e bijë, pasi hëngrën, notuan drejt varkës që Amelia e vogël e donte aq shumë. Edhe pse distanca nga toka ishte më shumë se 10 metra, të dy u zhytën plot dhe të veshur me të gjitha rrobat, madje edhe këpucët.

‘Fëmija nuk dinte not”, tha nëna e 6-vjeçares. Siç u tha babai zyrtarëve të portit, ai tentoi të fuste Amelian në varkë, por ajo rrëshqiti, jeleku i shpëtimit që kishte veshur i humbi dhe fëmija u gjet poshtë varkës.

I ati i 6-vjeçares ka treguar se nuk mundi ta shpëtonte dot pasi vuan nga astma.

By kristal