Një burrë në Portugali ka gjetur krejt rastësisht një skelet dinosauri në oborrin e shtëpisë.

Hulumtuesit shkuan menjëherë në vend dhe tashmë dyshojnë se mund të jetë më i madhi i gjetur ndonjëherë në Evropë, sipas një njoftimi për shtyp të botuar të mërkurën.

Pronari i pronës vuri re fragmente të eshtrave të fosilizuara në oborrin e tij gjatë kryerjes së ndërtimit në vitin 2017 dhe kontaktoi një ekip kërkimor, i cili nisi një fushatë fillestare gërmimi në të njëjtin vit, thuhet në njoftimin për shtyp. Sipas Universitetit të Lisbonës, Sauropodët janë dinosaurët me katër këmbë që hanë bimë, me qafë dhe bisht të gjatë. Ky dinosaur ishte rreth 39 metra i gjërë dhe 82 metra i gjatë, raporton foxnews.com.

“Nuk është e zakonshme të gjesh të gjitha brinjët e një kafshe si kjo, e lëre më në këtë pozicion, duke ruajtur pozicionin e tyre origjinal anatomik. Kjo mënyrë ruajtjeje është relativisht e pazakontë në të dhënat fosile të dinosaurëve, veçanërisht sauropodëve”, tha në një deklaratë Elisabete Malafaia, një studiuese postdoktorale në Universitetin e Lisbonës.

Elementet më të rëndësishme të skeletit janë mbledhur nga vendi, i cili përfshin rruazat dhe brinjët e një sauropodi të mundshëm brachiosaurid, ose brachiosaurus, thuhet në njoftimin për shtyp. Lloje të ndryshme dinosaurësh nga 100 deri në 160 milionë vite më parë jetonin në Tokë. Për shkak të karakteristikave të ruajtjes së dinosaurit, studiuesit besojnë se do të gjenden edhe pjesë të tjera të skeletit të tij.

By kristal