Prezantuesja Bora Zemani dhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj janë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Që nga Big Brother VIP, emrat e tyre janë të ndërlidhur kjo për faktin se aktori, Donald Veshaj ndonëse kishte një histori dashurie të lënë përgjysmë me moderatoren krijojë një romancë jetëshkurtër me këngëtaren gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ky trekëndësh po vazhdon të komentohet dhe një ndryshim i ri i TikTok-ut po aludohet se e ka zënë ‘mat’ Borën me një veprim të fundit që ka bërë.

Persona që vendosin videot e të tjerëve si të preferuara (favorite) TikTok-u ua shfaq emrat, dhe mesa duket Bora nuk ishte e informuar për një gjë të tillë.

Faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës kur ata po shijonin lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother teksa shihen duke u përqafuar.

Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

Nuk ka vonuar shumë dhe Beatrix ka bërë një postim në llogarinë e saj të Tik-Tok-ut, duke lënë të kuptohet se ishte një thumb për Borën.

Këngëtarja ka realizuar një video teksa përdorë një frazë virale në këtë rrjete sociale teksa shkruan se edhe këtë ajo mund ta ruaj tek postimet e preferuara.

“Unë këtë e bëra me qëllim, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që pas përfundimit të BBV, Donaldi ndërpreu raportet me Beatrix dhe që nga ajo kohë është përfolur vazhdimisht për një ribashkim me Borën, megjithatë të dy nuk e kanë konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë publikisht.

By kristal