Reperi italian Fedez ishte i pranishëm mbrëmjne e kaluar te “Sunny Hill” në Tiranë.

Kjo ishte hera e parë që ylli italian performon në Shqipëri e mesa duket kjo do të mbahet mend gjatë.

Ai ka treguar se në shqip di vetëm një fjalë e cila është sharje e këtë ia ka thënë edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.

“E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës” tha ai. Nuk dihet se si mund të ketë qënë reagimi i Veliajt në momentin që ka dëgjuar atë që iu tha nga Fedez.

Të tjerë artistë që performuan mbrëmë ishin Action Bronson, Tananai, Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Sancet.

By kristal