Një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e duke rrezikuar jetën e efektivëve.

I mituri nën drejtimin e një fuoristrade “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes se policisë për të ndaluar, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është futur ne sens të kundërt dhe ka përplasur dy automjete të tyre, citon Protothema.

Forca të shumta e kane rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Në drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjerë dy shqiptarë, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49-vjec. Ky i fundit rezulton person në kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Patrës dhe ajo e Athinës.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg mërijuani, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i perksinin një automjetit tjetër.

By kristal