Jemi në vigjilje të sezonit të ri televziv dhe kërshëria për të mësuar të rejat, ndryshimet apo rifreskimet në ekranet shqiptare është e madhe. Emra që largohen, e të tjerë që rikthehen; programe që ‘lindin’ e të tjera që ‘vdesin’; kontrata që rinovhen e të tjera që shkëputen, duket se është panorama në pothuajse çdo kanal televiziv.

Eliona Pitarka, një prej aktoreve karriera e së cilës u zhvillua më së shumti në programin e humorit ‘Klanifornia’ duket se nuk do të jetë më pjesë e kastit të këtij spektakli. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja nëpërmjet në story në llogarinë e saj në instagram.

‘Kur fillon Klanifornia’; ka qenë një prej pyetjeve drejtuar Elionës, nëpërmjet së cilës ne zbuluam se aktorja bukuroshe nuk do të jetë këtë sezon në spektaklin e humorit në Tv Klan.

“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”; i është përgjigjur aktorja ndjekësit të saj.

By kristal