Kampionia evropiane Luiza Gega ishte e pranishme në tryezën konsultative e organizuar nga qeveria për rikthimin e basteve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama nuk i kurseu batuta me Gegën, e cila donte të fliste, por kryeministri e këshilloi që të mos flasë, pasi do thonë që është e shitur.
Rama më tej u shpreh se shumica e atyre që u gëzuan për fitoren e saj, ishin ata që nuk e duan kreun e qeverisë.

“Pjesën e luanit do ta marrë sporti, do ta marrë lëvizja olimpike në tërësi. E di që donte të fliste Luiza, por më mirë mos të flasësh se do thonë ja u shitë, për një bast shkove atje etj,. Shpresoj që ti të argëtohesh me këto, se mos i marrësh seriozisht këta që flasin kështu. Më mirë mos fole, më dëgjo mua se do të të marrin përpara. Se këtu, një pjesë e atyre që u gëzuan për ty ishin ata që nuk më duan mua. Por kur e panë që ne të dy duhemi ata…e kanë me ty jo me mua, sepse unë jam djalli që të kam bërë magji. Përsëritja sa të duash, që për ne është detyrim dhe nder. Sigurisht mund ta kishim bëtë më parë, por gjërat njerëzit nuk i dinë që në fillim. Tani çdo kampin që do marrë medalje për kampion ne do të jemi të lumtur, për të nderuar dhe për ti stimuluar të tjerët që do duan të jenë si ata”, tha ndër të tjera Rama.

By kristal