Ish-zv. kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duket se është kundër hapjes së basteve sportive.

Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit të zhvilluar nga kryeministri, Edi Rama lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve online.

Braçe shkruan se nga “Fundi i Marrëzisë” kjo çështje u kthye në një “Marrëzi pa fund” ku nuk munguan as akuzat për drejtuesit e lartë të sportit në vend.

Sipas deputetit socialist të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin sot flasin për sportin.

“NGA “FUNDI I MARREZISË” TEK “MARRËZIA PA FUND”, të njëjtët njerëz- të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës;

Por edhe të njëjtët palaço qe kanë marrë peng sportin, flasin në emer të sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.

By kristal