Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, që pësojnë një ulje të lehtë “si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran”.

Si rrjedhojë, nga dita e sotme, çmimi i naftës do jetë 237 lekë për litër, benzina 196 lekë, gazi 78 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

By kristal