Dafina Zeqiri dhe ish menaxheri i i saj, Drin Zatriqi, kanë zhvilluar një “luftë virtuale” në rrjete sociale.

Ishte Drin Zatriqi, ai i cili ka bërë një postim në ‘Facebook’, dy ditë më parë ku ka kritikuar yjet e estradës për “lotët e krokodillit”, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, shkruan lajmi.net.

“Veq ma hipokrita sidomos do të eatradës e mediat që sot po qesin lot krokodilli e para 3 vjete gojën se kanë qel për një rast nëse ju kujtohet që vet kolega i tyne e ka tregu në emisionin PRIVE!

Butrint Imeri “U kanë një storje që ka ndodhë në Shëngjin, dhe u kanë shumë funny, tepër e fortë, në ekstrem. Kesh në dhomë në hotel shtrit me një shoqe (qesh), dhe pasi u çlodha me të (përsëri qesh) shkova në kuzhinë dhe veç kur pe një një piskamë të madhe, edhe po shkoj me këqyr çka u ba, kur pe shoh shokin tem tu dal prej dhomës, edhe tu ik prej saj, edhe ajo çika tu nga jashtë. Edhe pse ves shokun çka u bë, ai me tha me ka hetu kjo çika që s’u kanë me ty, se ma ka pa zingjirin e trashë në qafë, dhe e ka diktu që s’je ti. Tani pe ves unë këtë çikën he oj zemër çka u bë, ajo tha o nja i madh, i gjigant, me hyni në dhomë…”, ishte postimi i Zatriqit.

Duket se kjo ka ndikuar tek Dafina e cila po të njëjtën ditë kishte zhvilluar një lidhje ‘live’ me ndjekësit duke u shfaqur e përlotur teksa fliste për ngjarjen e rëndë të 11 vjeçares.
Sot, Dafina gjithashtu ka reaguar në ‘Twitter’, ku ka hedhur akuza ndaj tij se ai ka rrahur një femër.
“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permene! Rrahës i grave! Abuser! Hajn! Mos t’folim për sene tjera! Ti mu m’ki percell, m’ki kërcënu e del knej e han M***”, shprehet këngëtarja.
Tutje Drini sërish i ka reaguar këngëtares me një postim në ‘Facebook’ duke e përmendur edhe gjyqin.
“Unë po pyes publikisht me na tregu me emër e mbiemër emrin e vajzës që më paska akuzu ose shihemi n’gjyq”, ka shkruar ai.
E Dafina i ka reaguar sërish në ‘Twitter’, duke u shprehur e hapur edhe për gjyq
“Mos t’folim pse ike nga Kosova në Amerikë dhe çka ke bo në Amerikë ti! Për gjygj! Hajde kur dush!”, ka shkruar Dafina.
Reagimi i ish menaxherit nuk mungoi i cili sërish reagoi në ‘Facebook’.
Ai u shpreh se javën tjetër avokati i tij do të dërgoj padinë.
“Miq të nderuar, sapo na erdhi edhe përgjigja e Dafinës për pyetjen teme publike me na tregu të gjithve kush na qenka qajo “viktima” që e pasna rreh unë… unë shumë i sigurt e mohova edhe e sfidova, avokati jem Berat Tmava hiq ma larg se javën tjetër e deponon padinë…Tash Dafina spaska pas pergjigje, po me paska pyt pse “ika nga Kosova” “cka kom bo unë në Amerikë”
HAJDE DUFFY KALLXONA TI, veq kujdes mos po knon edhe nja 4 vjet tjera për mu”, u shpreh Drin Zatriqi.
Dafina pas kësaj “lufte virtuale”, i ka fshirë “tweet-et”

By kristal