Një burrë humbi jetën sot pasi u qëllua për vdekje. Viktima është Ismet Çekorja, 58-vjeçari. Ai ishte babai i Bajram Çekores, i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht.

Ismrt Çekorja është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

Më herët, Bajram Çekorja ishte shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit.

Tre ditë më parë, viktima i sotëm doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas të ndjerit kjo bëhet pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë.

Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bëri me dije, por shtoi se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.

Si ndodhi atentati ndaj Bruçit?

Mbrëmjen e 25 gushtit, dyshohet se Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi.

Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen.

Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas. Ndërsa sot, 8 ditë pas atentatit, Shkodra dëgjoi sërish krisma armësh. Kësaj here me një viktimë.

By kristal