Mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe Kryeministrit Edi Rama ka pasur replika në seancën parlamentare.

Pasi mbaroi replikën me ministren Elisa Spiropali, Berishës i mbaroi koha, e menjëherë ndërhyri Rama. Ky i fundit me gjeste duarsh dhe në kokë i kërkoi që të ulej në vendin e tij, por edhe kryedemokrati (edhe pse pa mikrofon) e la pa përgjigje.

Rama: Hajde ik ulu atje!

Berisha: Ça the?

Berisha: Unë komunikoj për veten time, por ti…Se me atë që ke thënë në këtë sallë, këto zonja që toleruan atë fjalë, ato qofshin.

By kristal