Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Sarandës.

Bëhet me dije se shtetësja e identifikuar me iniciale E.M 23 vjeç është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banon.

Motivet që ajo e ka ndërmarrë këtë veprim nuk janë bërë ende me dije. E reja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

INFORMACION PARAPRAK

“Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”

By kristal