Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur ditën e sotme të lirojë Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina.

Ai u arrestua nga policia e Kukësit, teksa po udhëtonte nga Kosova drejt vendit tonë, pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjendje të lirë.

Ballist Morina u bë i famshëm si tifoz në mbështetje të ekipit tonë kombëtar. Gjithashtu ai dyshohet se ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit.

By kristal