Policia e Korçës ka arrestuar Danjel Zyberin, 37 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi nga gjykata është dënuar nga gjykata me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Përmes një njoftimi se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Danjel Zyberi., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 10.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.