Ndërron jetë në spitalin e Himarës një turist serb.

S.B. ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 për ndihmë mjekësore.

Por, edhe pse mori ndihmën e nevojshme mjekësore, nuk mundi të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

By kristal