Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në Shqipëri nuk do të aplikohet ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e krizës energjetike. Sipas saj, as çmimi i energjisë nuk do të pësoj ndryshim për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

“Në Shqipëri nuk do të aplikohen dhe nuk janë aplikuar ndërprerje të energjisë dhe e dyta kemi mbi një vit që mbrojmë qytetarët tanë, duke mos prekur çmimin energjisë elektrike duke e ruajtur në 9.5 dhe i kemi ofruar mbrojtje bizneseve mbi 7 mijë të lidhura me tensionin e mesëm”.

Balluku njoftoi gjithashtu se qeveria ka nisur një fushatë të efiçencës së energjisë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe deklaratave të opozitës se 40 % e qytetarëve nuk paguajnë dot energjinë.

“Sot mblidhen 99% e faturave, ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë as me dhunë e as me zor se është shërbim që ofrohet pa ndërprerje dhe të thuash 40 % e qytetarëve nuk paguajnë dot energjinë duhet të kesh disa fakte. Kjo shifër i referohet një raporti të sekretariatit europian për energjinë në gusht 2022 që përcakton se një konsumator në nevojë konsiderohet në vështirësi për ngrohjen e shtëpisë. Nuk flitet për konsumatorë që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat por nuk kanë kushtet e duhura të ngrohjes së shtëpisë. Kështu thotë raporti i sekretariatit europian për energjinë. Ne kemi nisur fushatë për energjinë edhe efiçencën të gjitha pallate e komunizmit kanë zero kushte të efiçencës energjetike dhe kushtet e ngrohjes së kondicionerëve te këto familje ka vështirësi. Të marrësh këtë raport dhe ta transformosh është e pavërtetë dhe kundërshtohet nga mbledhja e të ardhurave nga OSHE”.

By kristal