Alban Pashollari, 34 vjeç, bashkë me një shokun e tij kanë hapur rubinetat dhe kanë hyrë në një vaskë me ujë.

Dëshmitart tregojnë momentin kur ndopdhi tragjedia. Ata shprehen se i ndjeri bashkë me shokun i kanë mbushur vetë vaskat dhe se ishin të dehur.

“Kanë pirë birra bashkë me shokun e vet. Ndërroi jetë rrugës për në spital, ai ka hyrë bashkë me shokun, hapën rubinetët dhe mbushën vaskat”-tha një nga frekuentuesit e llixhave.

“Bërtiste një burrë, ndihmë, diku ora 9 e gjysmë. Dolëm më pas kishte ardhur policia. Nuk ka të drejtë një njeri i rrugës të futet në pronë pa leje, është e padrejtë”-u shpreh një tjetër.

Frekuentuesit e llixhave thonë se nga ora 9 e darkës kanë dëgjuar ulërimat e një burri që kërkonte ndihmë.

Ndërkohë Pashollari mësohet se është asfiksuar në ujërat termalë, është nisur në spital, por ka vdekur për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Shkak dyshohet asfiksia e shkaktuar nga acidi sulfurik që çlirohet nga avujt e burimeve termale.

By kristal