Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Milanos, Turbigo.

Një sherr që ka ndodhur gjatë një festë ku shqiptarët me banim atje ishin mbledhur ka përfunduar në tragjedi.

Një 34 vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të bashkëatdhetarëve të tij ku gjatë të shtënave një 23 vjeçar po shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një 30 vjeçar po ashtu shqiptar ka mbetur i plagosur.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë nga karabinierët.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes nga karabinierët të Compagnia di Legnano ngjarja kanë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye të kota gjatë një feste mes shqiptarëve, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur, shkruajnë mediet italiane.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili nuk ndalonte së qëlluari, ku një plumb qorr goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide.

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

Ndërsa i plagosuri është shtruar në spitalin në Busto Arsizio.

Sulmuesi, i cili u rrah nga pjesëmarrësit në festë, u bllokua nga karabinierët dhe më pas u arrestua.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

By kristal