Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët në Itali Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama mori peng Luzlim Bashën me dosjen për financimet ruse.

“Edi Rama haptas para të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës, ka dhunuar votën e lirë të të gjithë shqiptarëve me të gjithë mekanizmat.
Me patronazhistët si në kohën e diktaturës. Me përdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore në funksion të partisë shtet në zgjedhje.

Me skuqjen e rrugëve nga bandat duke vrarë njerëz dhe duke shpërndarë miliona lekë për të blerë votat. Këto janë të faktuara.

E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financimet siç ka thënë vetë në mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do ti shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës.

Kjo është e vërteta”.

By kristal