Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht, Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz nga 4 anëtarët e familjes që jetonin në të.

Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
Akoma nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

By kristal