Një përleshje me thika ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të ‘1 Majit’.
Si pasojë e konfliktit, një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në pjesën e fytit.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
‘Shqiponjat’ arrijnë të kapin autorin disa minuta më vonë.
Nuk dihen shkaqet e sherrit.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.