Një pensionist i cili ishte pjesëmarrës në protestë i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë, jo për Berishën dhe Ramën, por për fëmijët që sapo lindin.

Shqetësimi që ngriti i moshuari ishte se me pensionin 220 mijë lekë që merr bashkë me gruan nuk ia dalin dot.

Pensionisti kërkoi nga Sali Berisha, që të organizojë një protestë, pasi të gjithë i ka pranë.

“Klima është e vështirë, këtu zotëron krimi. Ca të mira ka kjo qeveri, kjo bën rrugë me 25 mln euro km. Ku ikin paratë e qytetarëve? Fukarallëku në kulm. Unë jam burrë e grua dhe jetoj me 220 mijë lekë pension. Edhe kur ishte pandemia nuk morëm asnjë ndihmë

Unë i bëj thirrje popullit, duhet të ngrihemi. Të mos ngrihen as për Salën as për Ramën për asnjë politikan. Por të ngrihen për ata fëmijë që sapo lindin.

Në mënyrë urgjente, i bëj thirrje edhe doktori të bëjë një organizim për protestë”, tha pensionisti.

By kristal