Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim E. B., 29 vjeç dhe A. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi.