Një grua e re, nënë e tre fëmijëve ka rrëfyer ditën e sotme se dhunohet barbarisht nga vjehrra dhe kunati i saj.

Në një dalje mediatike ajo shprehet se fillimisht me vjehrrën ka shkuar mirë, por marrëdhëniet ndryshuan me kalimin e kohës.

Merita tregon se dhuna ka qenë nga më brutalet dhe se vjehrra dhe kunati kanë ushtruar presion psikologjik për t’u larguar e reja nga banesa e të shoqit pasi pretendojnë se ajo banesë është e tyre.

Ajo po ashtu rrëfen se për shkak të mbrojtjes që i ka bashkëshorti, ai sot ndodhet në burg pa afat.

“Jam e martuar në këtë familje prej 4 vitesh. Fillimisht jetoja vetëm me burrin tim me qira. Më pas kunata tha kur është shtëpia pse jetoni me qira. Tani dhunohem nga vjehrra dhe kunati.

Unë jetoja vetëm me bashkëshortin sepse kisha problemet e mia. Më përndiqte ish-bashkëshorti me të cilin kam tre vajza. Derisa ai u arrestua kam jetuar me qira.

Unë i paguaja faturat në fillim vjehrrës. Shkonim shumë mirë. Vija në darkë e puthja, i thosha o nënë çfarë ke, si je. Burri im kishte një lokal me qira e punonte, por pastaj e mbylli se nuk shkonte. Familja e kunatit ka ndikuar në sjelljen e saj.

Vjehrra më ka thënë dil nga shtëpia, dil përjashta se më vure në konflikt me nusen e madhe.

Debati i parë që kisha me kunatën time për ujin. Ajo më tha ti s’ke punë, je dashnorja e tij, kur unë jam me celebrim. Jam paragjykuar gjithë kohës për martesën time të parë. Si unë dhe fëmijët e mi janë bullizuar, janë fyer e ofenduar.

Vajzën e madhe ma ka rritur babai im. Vajzën e dytë e kam çuar te Kisha ortodokse. Vajzën e vogël e kam mbajtur vetë. Me bashkëshortin shkoj shumë mirë, por janë këta të tjerët. Burri im është shumë i mirë dhe ishte ai që donte që të martoheshim se unë thosha që boll kam vuajtur.

Burri im është sot pas hekurave për shkak të vjehrrës, se i tha unë nusen e kam marrë për vete jo për ty, më mbronte mua.

Sa kisha hyrë në shtëpi, pak ditë sollën ish-bashkëshorten e tij për të nxitur sherr. Ajo deri sa nuk kisha vajtur unë, nuk vinte kurrë. E thirrën vjehrra dhe kunati. Më kanë rrahur brutalisht, kam përfunduar në spital”, tha gruaja.

By kristal