Autori i ngjarjes së rëndë në Klos këtë të mërkurë dyshohet se është Besnik Mjeshtri, ndërsa viktima është identifikuar Danjel Hasula,

Policia ka shpallur në kërkim Mjeshtrin pasi rezulton se është autori i masakrës në Klos. Identifikimi i autorit është bërë pas marrjes së dëshmive të banorëve që kanë parë përplasjen me armë, por emri nuk i është bërë ende publik.

Një 17-vjeçar është vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.

Ai është identifikuar si Danjel Hasula. Sakaq autor i ngjarjes dyshohet se është një nga person nga fisi Mjeshtri.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se një nga të plagosurit është babai i viktimës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.

By kristal