I përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, Ylli Ndroqi mori një goditje tjetër nga Gjykata e Posaçme, që vendosi konfiskimin e pasurive të tij.

Hetimet e SPAK për pasurinë nisën në vitin 2020, kur Ylli Ndroqi u akuzua se kishte bashkëpunim me biznesmenin turk të akuzuar për terrorizëm dhe trafik ndërkombëtar të drogës, Abdulselam Turgut. SPAK bëri të ditur në atë kohë se ka dyshime se Ndroqi nën emrin Xhemal Pasmaçiu është arrestuar dy herë, në Turqi më 1998 dhe në Itali më 2015.

Biznesmeni Turgut, i akuzuar për terrorizëm dhe trafik ndërkombëtar droge, u arrestua në vitin 2011 në aeroportin e Rinasit me kërkesë të autoriteteve gjermane. Në atë kohë akuzohej për trafikimin e 1 ton kokainë. Turgut u arratis nga Shqipëria, pas arrestimit, shkruan Lapsi.al.

“Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara që nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese” u shpreh avokati Jordan Daci në përfundim të seancës.

“Ekspertët e gjykatës nxorrën se pasuria e zotit Ndroqi gati 80 mln euro është nga burime të ligjshme. Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët kontabël. Që zoti Ndroqi e familja e tij ka 600 mijë euro të ardhura nga rroga, 6 milionë euro të ardhura nga dividenti I kompanive, 4 mln lekë të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe kanë marrë kredi në shumën 6 mln euro një pjesë ende për tu shlyer” tha avokati tjetër i Ylli Ndroqit, Besnik Muçi.

Lista e pronave të sekuestruara është e gjatë dhe përbëhet nga televizioni, shtëpi, makina, toka etj.

Përfshirja në listën e zezë të SHBA
Ditën e sotme ambasadorja Yuri Kim u takua me Arben Krajën dhe prokurorët e SPAK për të ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare.
Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për t’i joshur SPAK është i fokusuar për të dhënë më shumë rezultate dhe të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht statusit. Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian” – shkroi Kim.

Në vitin 2020, Ylli Ndroqi u përfshi në listën e zezë të SHBA. Sipas Departamentit të Thesarit, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri.

“Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhej në raportin e thesarit.

Konflikti me Erion Veliajn
Prej vitesh, në Tiranë ishte e njohur miqësia mes kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj dhe pronarit të TV ORA, Ylli Ndroqi. Por marrëdhënia mes tyre u kris. Nuk vonoi shumë dhe Ora News nisi kritikat ndaj Veliajt, ndërsa ky e quajti Ndroqin një piranja.

“Kjo punë më ka bërë që të bashkëjetoj me piranjat. Unë e njoh këtë ambient toksik. Unë refuzoj që të mbështes një kulturë, që bazohet mbi fyerjen dhe degradimin personal. Unë i di këto gjëra, nuk jam naiv. Nuk kam asnjë problem me njerëz që ofrojnë optikë negative. Unë s’kam kontakte me njerëz nga bota e krimit. Kur zbuloj se dikush ka problem të rënda me ligjin, normalisht nuk kam lidhje me të. Ka pasur persona të krimit të organizuar që kanë dashur të influencojnë në Bashki, por nuk ia kanë dalë dot”, – tha Veliaj duke iu referuar konfliktit me Ndroqin.

Pasuritë e konfiskuara nga gjykata
1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.

5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.

6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.

7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.

8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.

9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.

10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.

11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.

19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .

25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

By kristal