Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Vlorë, ka deklaruar se 40% e vlonjatëve janë larguar nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së 8 viteve të fundit.

Ai bëri thirrje që të ketë reagim në mënyrë që të bëhet gjithçka për të dalë nga gjendja ku sipas tij ndodhet vendi.

“Në 8 vite 40% e vlonjatëve janë larguar, në 8 vite 35% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu çdo mbetet, cila do jetë përgjegjësia jonë para vetes, fëmijëve tanë, por edhe para atyre që u sakrifikuan që ne të jemi kombi i lirë. Thirrja ime është të dalë nga kjo përgjume, të ngrihemi të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë situatë. Vlora ka kapacitete edhe 5 herë më shumë se banorët e saj nga Sevasteri në Karaburun, Himarë etj”- tha Berisha.

By kristal