Familja e atletit me origjinë shqiptare, Denis Gjura, po vajton humbjen e papritur të 25-vjeçarit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Patra.

25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafik-ndarësen në Patra. Varrimi i Denisit do të zhvillohet nesër, e shtunë, 18 mars në atdheun e tij, në Shqipëri.

Miqtë dhe të afërm, të hidhëruar nga vdekja e Denisit, shprehen se i riu ishte i apasionuar pas sportit që në vogëli. Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen.
“Atletika u bë më e varfër me humbjen e padrejtë të Denisit. Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj të dy vinin në stërvitje,” tha trajneri i tij Giorgos Kouvaras.

Denis Gjura ishte atlet i klubit “Esperu” nga viti 2004, me tëp cilin kishte fituar 8 medalje në kampionatet greke, si dhe vitet e fundit ishte kampion i “Run Greece” në Patra në 5 km dhe 10 km.

Departamentit Hetimor i Qarkullimit në Patras po vijon punën për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ku nga të dhënat paraprake informohet se 25-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me rrip sigurimi. Gjithashtu gomat e automjetit janë konstatuar në gjendje mjaft të mirë.

By kristal