Gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për reperin Cllevio, emri i vërtetë Kleviol Ahmetaj.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit për llogari të policisë së Durrësit disa ditë më parë, i akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Arrestimi i Ahmetit erdhi pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sipas Noizit, kërcënimet e Cllevios ndaj tij dhe familjarëve i shkaktonin pasiguri dhe ankth.

Pas arrestimit të tij sapo mbërriti në Rinas, pas një udhëtimi, Noizy dhe në përgjigje të reagimeve të shumta në rrjetet sociale njoftoi se do e tërhiqte denoncimin e bërë, pasi nuk donte që dikush të qëndronte i mbyllur për shkak të tij

By kristal