Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik në faqen e e-Albania.

Rama deklaron se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po rezulton e suksesshme.
Duke përdorur terma lufte, kreu i qeverisë shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje. Sipas tij, nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, shkruan Rama.

By kristal