Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngës te Materniteti i Ri në Tiranë.

Një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar buzë lumit Lanë.

Nga pamjet e siguruara duket se makina ka dalë nga rruga, ka thyer barrierat mbrojtëse të rrugës, që ndajnë korsinë e makinave me atë të biçikletave dhe ka përfunduar buzë Lanës, gati për të rënë.

Nuk ka ende informacion nëse në makinë ndodhej vetëm shoferi, apo nëse kishte dhe pasagjerë të tjerë.

Sakaq nuk është zbardhur arsyeja e aksidentit dhe nuk duhet gjendja shëndetësore e shoferi apo e pasagjerëve.

By kristal