Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur në Tiranë.

‘JOQ’ ka bërë publike pamjet nga aksidenti i urbanit i cili është përplasur tek rrethrrotullimi i Saukut. Aksidenti ka krijuar trafik në zonë.

Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë me autobusët që ndodh brenda ditës në Tiranë. I pari ndodhi paraditen e sotme, në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë.

Autobusi i linjës së ‘Unazës’ goditi nga pas mjetet që kishte përpara. Për rrjedhojë autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa 9 qytetarë kanë mbetur të plagosur.

By kristal