Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar një listë prej 20 subjektësh, të cilat përfitojnë nga ligji i fshirjes  i marsit të këtij viti për shuarjen e detyrimeve tatimore të pagueshme në doganë. Doganat njoftuan se lista do të përditësohet çdo muaj me emrat që dalin nga lista e borxhlinjëve. Ligji i fshirjes përcaktoi si  “Detyrime të pagueshme në doganë” detyrime të papaguara që kanë subjektet ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH-ja, akciza, renta, taksae ambalazhit, taksa e qarkullimit, taksae karbonit, gjoba, kamatëvonesa, interesat kompensues. Sipas ligjit,  “Detyrime tatimore të evidentuara në llogarinë e subjektit” janë dënimet administrative të konstatuara nëpërmjet aktkonstatimitderi në datën 31.12.2016. “Detyrime tatimore të regjistruara në llogarinë e subjektit” janë detyrime, njoftimvlerësimi për të cilat është lëshuarderi në datën 31.12.2016. Nga përcaktimet e parashikuara në ligjin e faljes përfitojnë:

 

  1. a) subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji;

 

  1. b) subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij ligji;

 

  1. c) subjektet pronare të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12 të këtij ligji.

 

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, fshihen/shuhen, me kusht që brenda  datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensues

 

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate, nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Ja lista e plotë e subjektëve përfituese  (http://www.dogana.gov.al/dokument/1283/lista-e-debitoreve-te-denuar-me-vendim-penal-te-formes-se-prere)

By admin