Nje anije ruse eshte futur ne ujerat e Shqiperise nderkohe qe ministria e Infrastruktures dhe Energjitikes ka reaguar duke thene se ajo nuk preket nga sanskionet e vendosura ndaj Rusise per aresye eshte marre me qira nga nje kompani britanike.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Anija për transportin e mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus, por e marrë me qira (chartered) nga një kompani nga Britania e Madhe në datën 27.02.2022 është futur në ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në radën e Portit të Durrësit.

Nga verifikimi i dokumentacionit të anijes, nga ana kapitenerisë së Portit Durrës, ka rezultuar se mjeti lundrues ka pasur mungesa në dokumentacion dhe konkretisht:

Certifikatën e sigurimit për përgjegjësinë ndaj ndotjes së detit BLU CARD në zbatim të konventës CLC (Civil LiabilityConvention) dhe Certifikatën e sigurimit në rast mbytjes në zbatim të konventës WreckRemoval.

By kristal