Një 32-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur I. C., 32 vjeç, ishte nën efektin e alkoolit.

Gjatë arrestimi ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By kristal