Të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Alban Musa ishin tre artistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Armando Kllogjeri, tenor, Ardita Bufaj, pianiste, Solen Alla, bariton.

Artistët folën për koncertin që do të mbahet pasditen e sotme në Presidencë, të titulluar “Artistët në Presidencë”.

 

“Mendoj në këto momente të vështira, përveçse si një detyrë e quaj edhe si mision, për të dhënë shpresën se muzika njësohet me tiparet e artistit. Programi është shumë i bukur. Do ketë materiale nga më të ndryshme, shqiptare, franceze gjermane, spanjolle. Do ketë një larmishmëri programi. Në fillim ta hapim me një këngë shumë të bukur shkodrane ‘Pranvera filloi me ardhë”. Mendoj se përjetësi është gjithmonë me artin. ”, u shpreh Ardita Bufaj.

By kristal