Shkencëtarët nga Agjencia Kombëtare e Hapësirës Ajrore e SHBA (NASA) dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) kanë vërejtur se një asteroid po i afrohet tokës.

Duke marrë parasysh skenarët e mundshëm në rast të goditjes nga një asteroid, shkencëtarët kanë diskutuar planet e mundshme të emergjencës dhe zhvilluan plane se çfarë mund të bëhet për ta parandaluar këtë objekt qiellor.

Ekipi i përfshirë në studim e quajti skenarin hipotetik të ndikimit të asteroidit ‘2021 PDC’. Sipas këtij skenari, asteroidi 56 milionë kilometra nga planeti ynë do të godasë Tokën për 6 muaj, informon CTV.

Në skenarin në fjalë, probabiliteti i asteroidit të zbuluar më 19 prill për të goditur planetin tonë më 20 tetor u përcaktua si 5%.

Llogaritjet kanë zbuluar se rajoni ku do të godasë asteroidi do të jetë Europa Lindore ose Afrika Veriore. Pra, edhe Shqipëria është pjesë e zonës së rrezikut.

By kristal