Një helikopter kreu ulje të dhunshme në pistën e aeroportit Elefterios Veniselos të Athinës.

Sipas burimeve lokale, helikopteri ishte në fazën e ngritjes dhe në rrethana që ende nuk dihen, ra nga një lartësi disa metra në piste.

Prej goditjes helikopteri u nda në dy pjesë dhe u dëmtua rëndë. Dy pilotët kanë shpëtuar me plagë të lehta.

By kristal