Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, thotë se Lulzim Bashës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja, pasi u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit.

I ftuar në ‘Radar Informativ’, Bylykbashi theksoi se shpreson që kolegët e tjerë në PD, të cilët i kërkojnë Bashës dorëheqjen, të arrijnë pikërisht në këtë konkluzion.

Bylykbashi: Së pari paska kërkuar pak, se si rregull ka do dy muaj kohë. Ky është mekanizmi i tij. Nuk e di mund të kërkojë kohë dikush kur ia kërkojnë të gjithë të ikë. Po ia kërkojnë edhe ata që e mbrojtën deri në datë 6.

Për sa na përket ne dhe PD. Mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet.

Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme, ndryshoi statutin, u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor.

Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia. Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, ti kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 dhjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim.

By kristal