Dosja e lobimit me fonde ruse, ku i përfshirë rezulton ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u debatua ne emisionin ‘Çim Peka Live’.

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari tha se akuzat janë të rënda dhe duhen hetuar deri në fund.
Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu, tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje dhe përgjegjësia është personalisht e Lulzim Bashës.

Publicisti Milaim Zeka tha se dalja e kësaj dosje shënon fundin politik të Bashës por nga ana tjetër amerikanët tashmë po merren edhe me vetë kreun e qeverisë, Edi Rama.

By kristal