Pas përfundimit të bisedimeve për paqe të mbajtura në Turqi ndërmjet ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se pavarësisht rezultatit bisedimet ishin “një fillim i rëndësishëm”, shkruan BBC

 

Çavuşoğlu tha se nuk mund të presim mrekulli me një takim të vetëm. Takimi i sotëm ishte takimi i parë i një niveli të lartë midis dy vendeve që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

 

“Pavarësisht  vështirësive, mund të them se u zhvillua një takim i civilizuar”, tha Cavusoglu. “Ne theksuam gjithashtu se korridoret humanitare duhet të qëndrojmë të hapura”.

Turqia është përpjekur të ruajë një pozicion neutral gjatë konfliktit për shkak të lidhjeve strategjike që ka me Ukrainën dhe Rusinë.

 

Zyrtarët kanë kritikuar pushtimin e Rusisë, por kanë hedhur poshtë vendosjen e sanksioneve.

 

 

 

 

By kristal