Tiranë- Bora Zemani është njëra nga prezantueset e njohura shqiptare.

Ajo prej shumë muajsh është në qendër të mediave rozë dhe çdo postim i saj kthehet menjëherë në lajm.

Prej disa javësh, moderatorja ka nisur pushimet dhe duket se po relaksohet vërtetë.

Bora ka ndarë në Instagram disa foto, ku shfaqet e veshur me bikini të bardha në natyrë. Ajo duket shumë sensuale, ndonëse nuk i ka kushtuar një rëndësi të madhe grimit.

Komentet në fotot kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Ndjekësit e Instagramit e cilësojnë Borën “shumë të nxehtë”, “yll”, “bukuri” dhe shumë komplimenta të tjera.

By kristal