Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho i është bashkuar trendit mët të fundit të rrjetit social TikTok, ku i prezanton të ëmës ‘fiksimin’ ose ‘nusen.’

Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, ai ka ndarë një pjesë nga biseda me mamanë e tij, ku i prezanton aktoren truke Rabia Soytürk si të dashurën e tij.

Nga mesazhet shihet se mamaja e Brunos nuk e sheh aktoren turke si nusen ideale, megjithatë në fund ajo shkruan se “Bruno e di më mirë.”

“Ekim ma bëj hallall se nuk je në shijet e mamit, duhet të ndahemi publikisht”– shkroi ai krahas videos.

Bruno bëri bujë të madhe me ndarjen nga ish-konkurrentja Ana Gjini, me të cilën doli çift nga program. Disa javë pas daljes dyshje vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre, teksa nuk i kanë kursyer thumbimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Bruno është goxha aktiv në Instagram ku shpesh herë zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e tij. Që pas ndarjes shumë prej tyre janë kurioz të dijnë nëse ish-konkurrenti ka mundur të gjejë sërish dashurinë.

“Ndonjë të re nga jeta sentimentale”– e pyeti pak kohë më parë një ndjekës.

“Edhe sikur të kem, nuk do i ndaja këtu momentalisht”- është përgjigjur Shemsho duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë dikë në krahë.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.

By kristal