Ndarja e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ishte krye-tema e ditëve të fundit.

Dyshja nuk u panë më bashkë që nga dalja nga shtëpia e “Big Brother VIP” ndërsa nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe kjo u mor si konfirmim se mes tyre tashmë çdo gjë ka marrë fund.

Por teksa të gjithë po flasin për ndarjen e sigurt mes tyre, Trixa na bëri lëmsh sërish.

Këngëtarja ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet me kapele, e cila duket se i përket Donaldin, pasi në rrjet figurojnë pamje ku aktori shihet me të njëjtën.

 

“Black sheep (dele e zezë)”, lexohet në foton e stampuar tek kapelja.
Nuk dihet nëse këngëtarja e bëri qëllimisht për të nxitur debate apo gjërat mes tyre po rregullohen sërish.

Image

 

By kristal