Mbasditja e sotme është shoqëruar në debate të shumta mes Granitit dhe pjesës tjetër të banorëve.

Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërisa me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

“Mos më fol më sepse po te penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”,- i tha e përlotur Fifi një mbrëmje më parë.

Banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.

Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.

Pas kësaj përballjeje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia.

Banorët janë nisur në drejtim të tij me misionin për ta bindur të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Ai më herët kishte rrëfyer për ‘’Vëllanë e Madh’’  gjithë momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai tregoi për divorcin e prindërve, për vështirësitë ekonomike të mëdha dhe për përgjegjësinë e madhe në faktin e të qenit mashkulli i vetëm i familjes.

Graniti rrëfeu pasionin e tij për futbollin, dashurinë për familjen dhe për nënën që është pika e tij e dobët.

I përlotur ai tregoi se për shumë vite nuk ka mundur t’i tregojë gjithë vështirësitë që ka kaluar.

‘’Nuk kam marrë deri vonë guximin t’i shpreh këto gjëra. Mamaja është pika ime e dobët.  Gjithësesi prej çdo vështirësie jam bërë ky që jam sot’’,- tha ai.

Graniti tregoi se e ka vuajtur shumë divorcin e prindërve, por nëna e tij është përpjekur ta përballojë edhe këtë rol duke u bërë edhe mama edhe baba përgjatë rritjes së tij.

‘’Kur kisha ndeshje të gjithë baballarët e miqve ishin aty, vetëm i imi jo. Për mos ta ndjerë mungesën mami im vintenë stadiume. Ka bërë punë nga më të ndryshme të përballonte jetën tonë’’,- shtoi ai.

By kristal