Ditën e sotme është publikuar foto e Ilirjan Feçit, i arrestuar gjatë operacionit “Golden Bullet” pasi rezultoi si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Emri i tij doli nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dhe së fundmi është përmendur nga vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj. Me këta të fundit kontaktoi për të kryer vrasjen e Arben Manecit dhe Geron Hasanbelliut në emër të Kasandro Nogës.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma.

Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.

By kristal