TIRANË– Vajza që po shikoni në foto është Deizi Arapi, 27-vjeçarja që u arrestua sot pasi kishte prishur qetësinë publike në Bilisht. E reja është shoqëruar në komisariat bashkë me të motrën, Xhesika Arapi, 23 vjeçe pasi ofendonin kalimtarët në rrugë. Në momentin që kanë mbërritur efektivët e policisë, 27-vjeçarja Deizi Arapi ka kundërshtuar, fyer dhe dhunuar uniformat blu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.Next

Deizi Arapi nuk është emër i panjohur për forcat blu. Më 30 tetor të vitit 2018 asaj i është djegur automjeti tip “Smart”. Mjetin ajo e kishte parkuar jashtë banesës, por në mëngjes e gjeti të djegur.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një automjet tip Smart është djegur në qytetin e Bilishtit. Automjeti tip “Smart” me targa AA 311 JI, ka qenë i parkuar në rrugë në kohën që ka shpërthyer në flakë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme,”- njoftonte në atë kohë policia.

Hetimet dolën në përfundimin se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje midis vajzave, por asnjë nuk u vu në pranga. (noa.al/M.D)

By kristal