Gramsh- Zjarri shkrumbon dy banesa në fshatin Kabash në qendrën administrative Poroçan, Gramsh.
Flakët kanë përfshirë banesat rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Familjarët kanë mundur të braktisin në kohë shtëpitë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen krejtësisht.
Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.
Po hetohet për shkaqet e zjarrit.